AAK publikon rezultatet e një sondazhi për zgjedhjet, befason me renditjen

Aktuale

AAK publikon rezultatet e një sondazhi për zgjedhjet, befason me renditjen

Nga: A.ZH Më: 3 gusht 2019 Në ora: 19:03
Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka publikuar një sondazh të hulumtimeve të fundit të opinionit publik, në bazë të të cilit, kjo parti do të fitonte mbi 22 përqind të votave, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.

Sipas këtij sondazhi, 58.6 përqind e qytetarëve të anketuar janë deklaruar të kënaqur me punën e Kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj, përcjell Bota sot.

AAK ka thënë se duke u bazuar edhe në hulumtimet e tyre të brendshme, ka thënë se AAK-ja është fituese e pakontestueshme e zgjedhjeve.

Reagimi i plotë i AAK-së:

Në bazë të hulumtimeve të fundit të opinionit publik, rezulton se sikur zgjedhjet të mbaheshin sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të fitonte mbi 22 përqind të votave, duke u renditur kështu si Partia me gjasa reale për të fituar zgjedhjet.

Ndër të dhënat tjera me rëndësi të këtij sondazhi, është se 58.6 përqind e respondentëve janë deklaruar të kënaqur me punën e Kryeministrit Haradinaj.

Trendi i rritjes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, krahasuar me sondazhin paraprak të kryer në Prill të këtij viti, është mbi 4%, ndërkohë që ky trend vazhdon të jetë në ngritje të vazhdueshme.

Duke mos dashur ta zhvlerësojmë këtë sondazh, hulumtimet tona të brendshme, e nxjerrin Aleancën edhe më mirë dhe fituese të pakontestueshme të zgjedhjeve.

Kjo klimë dhe mbështetje e krijuar për AAK-në dhe Liderin e saj Ramush Haradinaj, është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta dhe vendosëmërisë e kursit të qartë, se interesat e shtetit dhe të qytetarit të tij, janë mbi krejt interesat politike e partiake të ditës. 100% KOSOVA #AAK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat