Abrashi: LDK sot vulosi besimin, fitore për gjithë Kosovën

Aktuale

Abrashi: LDK sot vulosi besimin, fitore për gjithë Kosovën

Nga: A.SH Më: 3 gusht 2019 Në ora: 20:36
LDK

Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi ka thënë se LDK-ja sot vulosi besimin dhe i dha mbështetje kryetarit tonë Akademik Isa Mustafa.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, ishte një Kuvend unifikues dhe përbashkues, duke thënë se fitorja është jo vetëm e LDK-së por e gjithë Kosovës.

Postimi në Facebook:

LDK sot vulosi besimin dhe i dha mbështetje kryetarit tonë Akademik Isa Mustafa. Ishte Kuvend unifikues e përbashkues.

Faleminderit për të gjithë ata që na ndihmuan dhe qëndruan pranë, gjatë kësaj periudhe. Faleminderit për të gjithë qytetarët që na besuan e na përkrahen, pavarësisht disa problemeve të vogla që na dolën gjatë rrugëtimit.

Sot fitorja nuk është vetëm e LDK-së. Është e gjithë Kosovës, por nuk kemi vend për të festuar. Është koha për punë, drejtë një Qeverisje të re. Kjo është beteja e jonë.

Kriza socio-ekonomike, po kërcënon stabilitetin dhe shanset e çdo qytetari të Kosovës për një të ardhme me të mirë.

Sot është koha e bashkimit të forcave të LDK-së për një fitore të vërtetë, një procesi të vërtetë politik; një fitore mbi papunësinë, një fitore e zhvillimit ekonomik.

Dallimet midis nesh janë të vogla përballë punëve që na presin.

Urime LDK, Urime Kosovë ? ????

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat