Po vazhdojnë kolonat dhe pritjet e mërgimtarëve në kufirin me Serbinë, përkatësisht në Merdare.
Një mërgimtare ka shkruar në gazetën “Bota sot” se sot ka pritur pesë orë e gjysmë në Merdare.
Merita Hoxha e ka quajtur turp për Kosovën, mosrregullimin e qarkullimit të automjeteve, duke pyetur se si ka mundësi që përparësi në kufi të kenë kamionët dhe autobusët e jo automjetet.
“A ka në këtë shtet ekspertë të trafikut? A jep ndokush përgjegjësi për sjellje të tilla?”, ka pyetur Hoxha.
“Nga Merdarja. Drei tani jemi duke pritur 4.5 orë në kufi dhe nuk ka gjasa të kalojmë së paku edhe 1 orë. Është turp për këtë shtet që nuk rregullon më mirë qarkullimin e automjeteve. Si ka mundësi që në një kalim kufitar përparësi të kenë kamionët dhe autobusët, ndërsa automjetet janë të fundit! A ka në këtë shtet ekspertë të trafikut? A jep ndokush përgjegjësi për sjellje të tilla?”, thuhet në mesazhin që ka dërguar Merita Hoxha në “Bota sot”.