Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri përmes Facebook ka shkruar se të gjithë qytetarët duhet të kenë ditë të mira sikur edhe qeveritarët e politikanët tanë.
Ai tutje ju ka bërë thirrje qytetarëve të mos ndihet të harruar e të pafuqishëm kur gjithçka është në dorën tuaj.
Postimi në Facebook:
Duhet të ketë ditë të mira për qytetarët tanë, patjetër me punë dhe vepra, ashtu siç i kemi parë qeveritarët dhe politikanët, duhet ta jetojnë jetën edhe qytetarët.
Edhe ata (qytetarët) duhet t'i dërgojnë fëmijët në shkolla të nivelit të lartë ( shkolla private) jo vetëm klasa politike apo ata që bashkëpunojnë me klasën politike.
Qytetarë, pse të ndiheni të harruar, të pa sigurt e të pafuqishëm, kur gjithçka është në dorën tuaj.
Labinot Tahiri-Ferizaj Kosove e Shqipërisë!