Serbët e Graçanicës furnizohen me barna nga komuna

Aktuale

Serbët e Graçanicës furnizohen me barna nga komuna

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 07:56
Ilustrim

Komuna e banuar me shumicë serbe, që udhëheqet nga Srdjan Popovic, ka furnizuar institucionet shendetësore me barna.Në një njoftim për kontratë të kësaj komune, është bërë e ditur se është furnizuar me barna në vlerë prej 27 mijë e 477 euro.

Kompania e cila e ka fituar tenderin për të furnizuar me barna shëndetësinë në këtë komunë është “Agani L.t.d” Sh.p.k, me adresë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Në këtë kontratë nuk është bërë e ditur llojet e barnave të cilat do të blihen.

Ndryshe, këto institucione shëndetësore, nuk shprehin gatishmëri për bashkëpunim me institucionet vendore për furnizim me barna.

Por, zakonisht furnizohen nga Serbia.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat