Ngjarja në El Paso, reagon edhe Haradinaj

Aktuale

Ngjarja në El Paso, reagon edhe Haradinaj

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 09:51
Ramush Haradinaj

Pas ngjarjes tragjike në El Paso te Teksasit ku mbetën të vdekur 20 persona nga një sulm me armë në një supermarket të “Walmart”, ka reaguar edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Mendimet dhe lutjet e Kosovës janë me viktimat dhe familjarët pas sulmit të tmerrshëm në ‘Waltmart’ në SHBA.”, shkroi Haradinaj.

Ndryshe, 21-vjeçari Patrick Crusius hyri në supermarket duke lënë të plagosur edhe 26 të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat