Diplomati shqiptar me akuza të rënda: Idetë e Serbisë për dialogun vijnë me plis të Kosovës

Aktuale

Diplomati shqiptar me akuza të rënda: Idetë e Serbisë për dialogun vijnë me plis të Kosovës

Nga: A.ZH Më: 4 gusht 2019 Në ora: 09:53
Shaban Murati

Diplomati shqiptar Shaban Murati, ka hedhur kritika ndaj qeveritarëve të Kosovës, të cilët sipas tij, morën këshilltarë në kabinetet e tyre funksionarët më të lartë të qeverisjes të kohës së pushtimit nga Serbia.

Ai ka thënë se ata i dhanë mandatin e kryetarit të qeverisë një kryeministri të kohës së pushtimit nga Serbia, duke çvleftësuar çlirimin dhe shtetësinë e Kosovës, përcjell Bota sot.

Murati ka theksuar se idetë dhe tezat e Serbisë për dialogun dhe për marrëveshjen përfundimtare me Kosovën, “vijnë sot me plis të Kosovës”.

Reagimi i Muratit në Facebook:

Sekuencë nga Prishtina

Vështirë të gjesh një shtet si Kosova, ku edhe pas çlirimit të vendit partitë dhe qeveritë, qoftë ata që luftuan, qoftë ata që nuk luftuan, të duan të qeveriset njësoj dhe me drejtuesit e kohës së pushtimit nga Serbia.

Nuk shpjegohet ndryshe fenomeni që udhëheqësit politikë të qeverive të pas çlirimit, morën si me urdhër këshilltarë në kabinetet e tyre funksionarët më të lartë të qeverisjes të kohës së pushtimit nga Serbia, madje i dhanë mandatin e kryetarit të qeverisë një kryeministri të kohës së pushtimit nga Serbia, duke çvleftësuar çlirimin dhe shtetësinë.

Ndaj nuk duhet të habiteni kur idetë dhe tezat e Serbisë për dialogun dhe për marrëveshjen përfundimtare midis Serbisë dhe Kosovës na vijnë sot me plis kosovar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat