Vjosa Osmani kryeministre, zbulohet aryeja pse mund të dështojë

Aktuale

Vjosa Osmani kryeministre, zbulohet aryeja pse mund të dështojë

Nga: A.M. Më: 4 gusht 2019 Në ora: 11:18
Vjosa Osmani

Gjatë ditë së shtune, gjatë kuvendit zgjedhor të LDK-së, kryetar u rizgjodh Isa Mustafa. Po ashtu, zyrtarë të LDK-së kanë deklaruar se ka një marrëveshje ndërmjet tyre. Sipas supozimeve, Vjosa Osmani mund të bëhet kandidate për kryeministre nga LDK-ja.

Lidhur me këtë çështje, këshilltari i Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka deklaruar se nuk mund të jetë i suksesshëm një kryeministër që nuk është njëkohësisht kryetar partie.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka marrur disa shembujt të personave të cilët ishin më parë në krye të Qeverisë, por nuk ishin kryetar partie.

Postimi i plotë:

Harroni idenë se mund të jetë i suksesshëm një kryeministër që nuk është njëkohësisht kryetar partie. Në Kosovë kemi eksperimentuar me këtë ide dhe kemi dështuar rradhazi me Bajram Rexhepin, Bajram Kosumin dhe Agim Çekun. Një kryeministër që, përveç ligjit, duhet t'i japë llogari edhe shefit të partisë, dështimin e ka të garantuar, pothuajse me saktësi matematikore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat