Paralajmërohet rikthimi i Haradinajt në postin e kryeministrit

Aktuale

Paralajmërohet rikthimi i Haradinajt në postin e kryeministrit

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 11:53
Ramush Haradinaj

Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se AAK po shkon drejt fitores së madhe.

Përmes një shkrimi në Facebook, Nitaj ka thënë se dikush ishte befasuar edhe kur ai kishte dhënë të njëjtin paralajmërim para zgjedhjeve të fundit.

“Miq mbajeni frymën se AAK-ja po shkon drejt fitores”, ka shkruar Nitaj në Facebook.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Para zgjedhjeve te fundit parlamentare, e pata bere publike nje keshille per kundershtaret e eger te Ramush Haradinajt, ta merrnin shtruar se ai do te behej kryeminister!

Sot, kur jemi ne prag te zgjedhjeve te reja nderkaq, e kam nje porosi edhe per kundershtaret edhe per mbeshtetesit” Miq mbajeni frymen se AAK-ja po shkon drejt fitores se madhe”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat