Jeremiq: Nuk duhet të lejojmë një Jasenovc të ri në Prishtinë ose Cetinje

Aktuale

Jeremiq: Nuk duhet të lejojmë një Jasenovc të ri në Prishtinë ose Cetinje

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 17:10
Vuk Jeremiq

Kryetari i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, tha sot në përvjetorin e operacionit “Stuhia” në Kroaci, se Serbisë i nevojitet një politikë shtetërore shumë më e përgjegjshme, në mënyrë që " Jasenovca-t e ri në Cetinje ose në Prishtinë" të mos ndodhin në të ardhmen.

Ai tha se serbët në Mal të Zi janë ‘në pozitë më të vështirë sot’ dhe se ata janë  deri tani grupi etnik më i rrezikuar në Evropë, me përjashtim të mundshëm të pozitës së serbëve në Kosovë’.

Jeremiq deklaroi se ruajtja e identitetit të një populli është një parakusht për mbijetesë, andaj duhet përkujdesur në mënyrë të mençur, të menduar, bashkëkohore dhe të institucionalizuar.

"Përndryshe, ne jemi në rrezik të zhdukemi në vështirësinë e historisë", tha Jeremiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat