Vetëvendosja mesazh LDK-së: Nuk e negociojmë postin e kryeministrit

Aktuale

Vetëvendosja mesazh LDK-së: Nuk e negociojmë postin e kryeministrit

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 18:12

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje si duket nuk po gjejnë kompromis sa i përket një koalicioni të mundshëm.

Të dyja partitë kanë si kusht themelor postin e kryeministrit.

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së Ismet Beqiri ka deklaruar gjatë ditës së sotme se LDK do të garojë për të fituar zgjedhjet dhe me kryeministër nga radhët e tyre.

Por e shpejtë ka qenë përgjigja nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje.

Deputeti i kësaj partie Ismajl Kurteshi në një prononcim ka theksuar se kushti i vetëm i tyre për koalicion me LDK-në është që Albin Kurti të jetë kryeministër.

“Ne e respektojmë vullnetin e secilit subjekt politik dhe koalicionet bëhen për shkak të interesave politike të subjekteve të caktuara si dhe të qytetarëve .E konsiderojmë të dobishme për qytetarët dhe një mundësi për të ardhur në pushtet Vetëvendosja një koalicion me LDK -në. Nëse ata mendojnë ndryshe është e drejtë e tyre të mendojnë por ne jemi të gatshëm të shkojmë në koalicion me LDK nëse ata pranojmë një kryeministër që sjell ndryshime dhe i vetmi në Kosovë është Albin Kurti. Ky është kushti jonë, kryeministri nga Vetëvendosja ka thënë Kurteshi.

Janë zhvilluar disa takime mes kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe atij të VV-së  Albin Kurti sa i përket një kompromisi për koalicion por pa rezultat.

Qe pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj me 19 korrik partitë politike kanë filluar kalkulimet për koalicionet e mundshme disa me vija të kuqe e të tjera jo.

Ndërsa  presidenti i vendit Hashim Thaçi është shprehur se do të thërrasë në takim konsultativ partitë politike gjatë kësaj jave, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Përndryshe presidenti  duhet të shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme në një afat prej 45 ditësh pas dorëheqjes së kryeministrit nga posti i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat