Ish-ministri Hasani tregoi diçka për Haradinaj e që i bëri të gjithë të qeshnin në tubimin e AAK’së

Aktuale

Ish-ministri Hasani tregoi diçka për Haradinaj e që i bëri të gjithë të qeshnin në tubimin e AAK’së

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 19:51
Bajram Hasani

I sapo aterruari në partinë AAK, Bajram Hasani, ka mbajtur sot fjalimin e parë partiak gjatë një tubimi të AAK’së në qytetin e tij të lindjes, Gjilanin.

Ish-ministri i Tregtisë, që erdhi në AAK nga partia e Nismës, tregoi se si kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj nuk lejonte fjalime të gjata në projektpropozimet e ministrave në mbledhjet e Qeverisë.

“Kur mbanim mbledhjet dhe fjalimet zgjatnin shumë, kryeministri i binte butë mikrofonit në mënyrë që të e bëntë të ditur të mos e zgjatnim shumë dhe të përfundonim”, tregoi Hasani.

“Kjo bënte që të përgatitnim fjalime të shkurtëra, dhe tani ndihem i detyruar që edhe sot të mos e zgjasë shumë fjalimin tim”

Kjo i bëri shumicën e pranishme që të qeshnin.

Ndërsa edhe Haradinaj kur u ngrit të fliste e përmendi këtë punë.

“Tash më ka obliguar ministri mos me fol gjatë”, tha ai në fillim të fjalimit në mënyrë satirike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat