Ish-zyrtari i EULEX-it tregon kush i financon xhamitë e Kosovës

Aktuale

Ish-zyrtari i EULEX-it tregon kush i financon xhamitë e Kosovës

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 21:42
Ilustrim

Simo Pietiläinen është një avokat finlandez i cili kishte punuar në misionin e  EULEX-it në Kosovë. Ai ka rrëfyer për një gazetë finlandeze, përvojën e tij katër vjeçare në Kosovë.

Avokati finlandez, Simo Pietiläinen, kishte punuar në Kosovë gjatë misionit të EULEX-it.

Avokati finlandez ka thënë se shtetet si Katari dhe Turqia, e kanë rritur ndikimin në Kosovë. Sipas tij, për çështjen e islamizimit, këto dy shtete po i financojnë xhamitë që ndërtohen në Kosovë.

“Turqia ka forcuar vazhdimisht pozicionin e saj, veçanërisht në Kosovë. Në mënyrë të ngjashme, vendet islamike si Katari, i cili vazhdimisht po financon ndërtimin e xhamive të reja dhe mbështetjen e grave me “mbulesa”, thotë Pietiläinen.

Sipas Pietiläinen, misioni i EULEX-it, nuk ka mundur të integrojë në Kosovë atë që njihet si “praktika më e mirë evropiane”, por ka qenë në gjendje të ndikojë në administrimin e drejtësisë në çështjet e rënda të krimeve të luftës.

Ai ka përmendur edhe rastin e dy familjeve të mëdha në Pejë, atë Elshani dhe Kelmendi.

Gjithashtu çështjen e Kanunit për të cilin thotë se është ende aktual në Kosovë.

Ai thekson se vrasjet e nderit dhe gjakmarrja nuk janë besime islamike, por praktikat e lashta zakonore të vendit.

Simo Pietiläinen thotë se pas luftës, nuk janë dorëzuar armët nga qytetarët në Kosovë dhe nga viti 1999, një pjesë e tyre ka mbetur në duart e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat