Ndryshojnë temperaturat, rikthehet i nxehti afrikan

Aktuale

Ndryshojnë temperaturat, rikthehet i nxehti afrikan

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 21:44
Foto ilustrim

Që nga dita e nesërme do të ndryshojnë temperaturat në vendin tonë.

Pas ditëve me reshje shiu e me temperatura të ulëta, që nga dita e nesërme në vendin tonë do të ndryshojnë temperaturat.

Prishtina Weather ka bërë të ditur se java e ardhshme do të sjellë valën e të nxehtit afrikan dhe moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë.

E hëna dhe e marta do të jenë ditët me temperaturat më të ulëta, por nga e mërkura temperaturat do të arrijnë në 34 gradë celsius.

Sipas Prishtina Weather, gjatë ditëve në vijim temperatura minimale do të jetë 13 gradë celsius kurse ajo maksimale do të arrijë në 34 gradë celsius.

Njoftimi i plotë i Prishtina Weather pa ndërhyrje:

4.08.2019 – Java në vijim do të karakterizohet nga një valë e të nxehtit nga Afrika veriore që do të shtrihet mbi Mesdhe dhe rajonin tonë, ndërkohë fusha të presionit të lartë që do të formohen mbi rajonin e Mesdheut do të kushtëzojnë mot stabil, të nxehtë, me kthjellime dhe me intervale të gjata me diell.

5.08 – Kryesisht me diell

6.08 – Nxehtë, kthjellët dhe me diell.

7.08-9.08 – Nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

Gjatë kësaj jave temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje të theksuar mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 18C, e maksimalet do të rriten nga 26C, të hënën deri në 34C, në pjesën e dytë të javës.

Do të fryj erë mesatare nga krahu verior 2-3m/s, e nga e mërkura nga jugu-jugperëndimi 1-4m/s.

Shtypja atmosferike do të do të shënojë ngritje të lehtë mbi vlera normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat