"Isa Mustafa të mos ishte i pastër kombtarisht, nuk do të kishte shansë t’i afrohej..." - Bota Sot
"Isa Mustafa të mos ishte i pastër kombtarisht, nuk do të kishte shansë t’i afrohej..."

Aktuale

"Isa Mustafa të mos ishte i pastër kombtarisht, nuk do të kishte shansë t’i afrohej..."

Nga: H.O. Më: 5 gusht 2019 Në ora: 06:44
Isa Mustafa

Isa Mustafa është rizgjedhur për herë të tretë në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti kjo e themeluar nda Presidenti historik Ibrahim Rugova.

Me rizgjedhjen e Isa Mustafës pati reagime të shumë.

Por, publicisti dhe ish mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi në një postim të tij në Facebook shkruan se ‘nuk është mençuri të kontestohën kombtarisht njerëzit që Ibrahim Rugova i ka pranuar për bashkëpunëtorë të vet’.

Ai madje shkruan se po të mos ishte i pastër kombtarisht Fatmir Sejdiu nuk do të kishte shansë t’i afrohej Ibrahim Rugovës. E poashtu edhe Isa Mustafa të mos ishte i pastër kombtarisht, nuk do të kishte shansë t’i afrohej Fatmir Sejdiut.

Postimi i plotë:

Për “deficitin” patriotik të Isa Mustafës

Nuk është mençuri të kontestohën kombtarisht njerëzit që Ibrahim Rugova i ka pranuar për bashkëpunëtorë të vet, pavarësisht sa kanë qenë afër me Rrahman Morinën. Unë e mbaj mend kur për nga retorika patriotike Rrahman Morina ishte shumë më i guximshëm dhe i prerë se Azem Vllasi. Pastaj i ndërruan rolet, Rrahmani u bë Azem e Azemi Rrahman! Sikur Fatmir Sejdiu të mos ishte i pastër kombëtarisht, nuk do të kishte shansë t’i afrohej Ibrahim Rugovës. Dhe, sikur Isa Mustafa të mos ishte i pastër kombtarisht, nuk do të kishte shansë t’i afrohej Fatmir Sejdiut. Fatmir Sejdiun e mbaj mend nga një orë letrare në Fakultetin Juridik që besoj se ishte në vitin 1981 a 82, pra pak kohë pas demostratave. Pasi e lexova një poezi timen për Mic Sokolin që kishte një ton shumë patetik m’u afrua, ma shtrëngoi dorën dhe më përgëzoi me respekt. Për mua ky gjest i tij ishte i papritur dhe inkurajues. Ky ishte edhe momenti i njohjes sime me të. Një profesor universiteti që ishte edhe funksionar i lartë në strukturat udhëheqëse komuniste të asaj kohe, të ta shtrëngonte dorën fuqishëm (veç sa nuk ma këputi) për një poezi që mund ta lexoje vetëm nëpër orë letrare, por që nuk kishte guximin ta botonte asnjë redaktor i asaj kohe, ishte sinjal i qartë i devotshmërisë patriotike dhe i guximit për të vepruar si patriot. Të gjithë njerrëzit nuk kanë dashur, apo nuk kanë mundur të bëhen patriotë përmes ideoligjisë marksiste leniniste, apo përmes burgut, por kanë zgjedhur një rrugë tjetër: t’i sherbejnë edukimit, arsimit, informimit, shëndetësisë, kulturës, sportit... dhe përmes punës ta ngrisin nivelin patriotik të brezave që iu kanë sherbyer dhe i kanë edukuar.

Prandaj, nëse doni të flisni për Isa Mustafën, kërkoni ndonjë behane tjetër dhe jo faktin që ishte ministër në kohën e Rrahman Morinës. Unë e mbaj mend Isën si kryetar i rinisë, nga një tubim i rinisë së Kosovës në sheshin e tashëm Nëna Terezë dhe zërin e tij të shterur që i tillë ka mbetur edhe sot. Njerëzit e zotë i ka kërkuar dhe i ka angazhuar edhe komunizmi, i ka angazhuar tranzicioni e i angazhon edhe demokracia. Isa Mustafa nuk vuan nga deficiti patriotik dhe as nga ai intelektual për të qenë lider i LDK-së. Behane tjera mund të ketë. Është krejt legjitime t’ia kërkoni dhe t’i bëni publike ato.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...