"PAN duhet të deklarohet se nuk ka kandidat për kryeministër"

Aktuale

"PAN duhet të deklarohet se nuk ka kandidat për kryeministër"

Nga: H.O. Më: 5 gusht 2019 Në ora: 08:43
Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Profesori dhe njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani thotë se duhet të shpenzohen të gjitha procedurat kushtetuese. Sipas tij, PAN duhet të deklarohet se nuk ka kandidat për kryeministër dhe Presidenti të shpall zgjedhjet.

Image
Blerim Burjani

“Duhet të shpenzohen të gjitha kushtet procedurale kushtetuese . PAN duhet urgjentisht të deklarohet se nuk ka kandidat të ri për kryeministër për të hap rrugën që presidenti të shpallë zgjedhjet e reja”, vlerëson Burjani.

Ai thotë më tutje se nuk duhet humbur kohë se deputetët fillimisht të fitojnë benefitet e më pas të shpallen zgjedhjet.

“Nuk duhet të humbur kohë ka taktizime që deputetët së pari të fitojnë benefitet, pastaj të shpallen zgjedhjet. Krejt problemi është se PAN nuk ka dërguar asnjë shkresë në Presidencë e as nuk ka  kërkuar takim me presidentin për të qartësuar gjendjen”, thotë më tutje Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat