Eksperti rus i Ballkanit Shmeljov: Është jo reale të pritet që Putin të dërgoj ushtri në Kosovë – Haradinaj perëndimit ia bëri punën e përgjakshme

Aktuale

Eksperti rus i Ballkanit Shmeljov: Është jo reale të pritet që Putin të dërgoj ushtri në Kosovë – Haradinaj perëndimit ia bëri punën e përgjakshme

Nga: Fatmir Beka Më: 5 gusht 2019 Në ora: 08:50
Boris Aleksandroviç Shmeljov

Prof. dr Boris Aleksandroviç Shmeljov ekspert për Ballkan për “Novosti” përcjell “Bota Sot” ka thënë: Ai dhe të tjerët duhet të shkojnë nga funksionet sepse i ka ftuar Haga. Ndërkohë që është jo reale të pritet që Putin të dërgoj ushtrinë ruse në Kosovë

Iu pëlqen ose jo , pushteti aktual në Prishtinë që janë udhëheqës të organizatës separatiste UÇK duhet të shkojnë nga funksionet, kjo është arsyeja e vetme që ata thirren në Hagë sepse ata kanë kryer punën e tyre të pistë dhe të përgjakshme ka thënë ai.

Sipas tij perëndimi dëshiron që në vend të tyre të vijnë politikanë të civilizuar me duar të pastra, por kjo nuk do të thotë se Serbia do ta ketë më lehtë:

“Në Uashington dhe kryeqytetet tjera evropiane janë të vetëdijshëm se klas apolitike që është në pushtet ndonëse nuk e thonë hapur duhet popullit të vetë të ia sqarojnë pse kanë mbështet këtë klasë që të vijnë në pushtet. Nuk besoj se këta kriminel nga UÇK-ja do të gjykohen, po të donin kjo punë ishte kryer deri tash sepse ka fakte për krime e vrasje. Shtrohet pyetja pse amerikanëve që janë organizatorë të proceseve të Hagës nuk iu ka penguar zhdukja e dëshmitarëve që duhej të dëshmonin kundër Haradinaj dhe shoqërisë së tij” ka thënë ai.

Në pyetjen pse amerikanët dhe perëndimi ka nisur këtë farsë gjyqësore?, Shmelov ka thënë se “Haradinaj ka nisur të sillet me arrogancë në biseda me evropian duke besuar në mbështetjen dhe mbrojtjen e amerikanëve. Ai nuk e kupton se Uashingtoni për te nuk prish raportet me liderët e perëndimit. Perëndimi nuk do që shqiptarët të bëhen të padëgjueshëm”.

Në pyetjen pse tash pas shumë kohe ambasadori amerikan ka kritikuar dëmtimin e varrezave serbe në Kosovë?, ai ka shtuar se :” edhe më herët e kanë ditur gjendjen në Kosovë dhe jetën nën frikën e sulmeve të serbëve, kjo që ka deklaruar ai është porosi se ata duhet të bëjnë atë që ju thotë ShBA.

Duke u përgjigjur në pyetjen se megjithatë në Prishtinë nuk janë të gatshëm për kompromis ai tha: “Vetëm amerikanët dhe BE mund të detyrojnë Prishtinën në lëshime, por është e qartë se këtë nuk e duan. Kur do të ndihmonin të paktën pak serbët, shqiptarët do të duhej të pajtoheshin me atë.

Në pyetjen si mundet Rusia të ndihmoj Serbinë?, Shmeljov tha:” Nuk janë reale dëshirat dhe mendimet se Putin do të dërgoj ushtrinë që të luftoj në Kosovë. Serbët mund të llogarisin në mbështetjen e Kremlinit me bashkëpunimin teknik-ushtarak dhe në organizatat ndërkombëtare. Po ashtu në aspektin ekonomik mund të ketë bashkëpunim më të mirë. Për Serbinë me rëndësi është përmirësimi i situatës ekonomike dhe të mendoj për investime të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat