Osmani, në politikë ka hyrë përmes klaneve e jo përmes aktivitetit në LDK

Aktuale

Osmani, në politikë ka hyrë përmes klaneve e jo përmes aktivitetit në LDK

Nga: D. B Më: 5 gusht 2019 Në ora: 09:04
Vjosa Osmani

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, po konsiderohet si përballja më e fortë ndërmjet subjekteve politike, për postin e kryeministrit të Kosovës.

Vjosa Osmani, deputetja më e votuar e Kosovës, po vlerësohet si kandidatja më e denjë për udhëheqje me qeverinë. Kjo, për faktin se në bazë të sondazheve të bëra nga gazeta “Bota sot”, Osmani po fiton bindshëm ndaj të gjithë kundër kandidatëve.

Nga ana tjetër analisti politik Sali Rexhaj, ka thënë se është kundër që Vjosa Osmani të mbajë ndonjë post të rëndësishëm institucional, e aq më pak kryeministre.

Sipas tij, Osmani, në politikë ka hyrë përmes klaneve e jo përmes aktivitetit në LDK-ë.

“Vjosa personalisht mban përgjegjësi të madhe në izolimin e Kosovës, pasi mori pjesë aktive kundër demarkacionit dhe rrëzimit të Qeverisë Mustafa. Ndërsa VV e Kurtit duhet ndaluar me ligj pasi nuk e njeh shtetin e Kosovës, kjo vlen edhe për Listën Serbe. Sepse askund në botë nuk lejohet veprimtaria e subjekteve politike të cilat e mohojnë e luftojnë shtetin, e aq më pak financohen nga buxheti ato. Sondazhet e portaleve thënë drejt nuk kanë rëndësi aq të madhe, e as nuk janë tregues të disponimit dhe interesit të qytetarëve”, ka thënë analisti politik dhe veprimtari i LDK-së Sali Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat