Kaq orë janë pritjet në Merdare

Aktuale

Kaq orë janë pritjet në Merdare

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 10:23
Merdare

Gjatë gjithë mbrëmjes dhe në orët e mëngjesi, qytetarët janë përballur me pritje e kolona të gjata nëpër kufij.

Bashkatdhetarët të cilat ia kanë mësyrë vendeve evropiane ku ata jetojnë e veprojnë, janë përballur me pritje e kolona të gjata qysh në mëngjes në pikëkalimet kufitare.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, fluksi më i madh është regjistruar në pikën kufitare në Merdare në dalje të Kosovës.

Në këtë pikëkalim kufitar, qytetarët kanë pritur deri në dy orë ndërkaq kolona ka arritur deri në 500 metra.

Edhe për të hyrë në Kosovë në Merdare ka pasur pritje dhe kolonë, ku sipas statistikave qytetarët kanë pritur deri në 30 minuta.

Pritje deri në 40 minuta ka pasur edhe në pikëkalimin kufitar në Jarinje. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kjo pritje ka qenë për në hyrje të Kosovës ndërkaq kolona ka qenë e gjatë 80 metra.

Sipas kësaj qendre, nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare pritja dhe kolona është në suaza të normales dhe se nuk është regjistruar asnjë pritje më shumë se 10 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat