Time Kadrijaj: A veproi drejt Ramush Haradinaj?

Aktuale

Time Kadrijaj: A veproi drejt Ramush Haradinaj?

Nga: N.Sh Më: 5 gusht 2019 Në ora: 11:28
Time Kadrijaj

Deputetja Time Kadrijaj zgjedhjet e ardhshme në Kosovë i ka quajtur si referendum për temat më të mëdha që populli i Kosovës i ka.

Sipas Kadrijajt “këto zgjedhje janë REFERENDUM popullor me pyetjet: A veproi drejt Kryetari qeverisë që vendosi taksën? A veproi drejt kur e bëri Trepçën pronë të Kosovës? A veproi drejt që e kundërshtoi copëtimin e Kosovës? A veproi drejt që nuk u nënshtrua si KM para Gjykatës Speciale? Është në dorën e popullit si sovrani i këtij vendi që me votën e vet të deklarohet në zgjedhjet e ardhshme!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ja postimi i plotë:

Këto zgjedhje janë referendum për temat e mëdha që populli dhe shteti i Kosovës i ka para vetes!

Duke i parë përpjekjet tinzare të Serbsië për ta zhbërë Republikën e Kosovës, dhe duke u munduar të krijojnë ndarje ose Dodik REPUBLIKË brenda shtetit tonë, këto zgjedhje janë REFERENDUM popullor me pyetjet:

A veproi drejt Kryetari i Qeverisë që vendosi taksën?

A veproi drejt kur e bëri Trepçën pronë të Kosovës?

A veproi drejt që e kundërshtoi copëtimin e Kosovës?

A veproi drejt që nuk u nënshtrua si KM para Gjykatës Speciale?

Është në dorën e popullit si sovrani i këtij vendi që me votën e vet të deklarohet në zgjedhjet e ardhshme!

Unë i besoj vendimit të popullit tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat