Ky është reagimi i Haradinajt, pas vendimit për shpërbërje të Kuvendit më 22 gusht

Aktuale

Ky është reagimi i Haradinajt, pas vendimit për shpërbërje të Kuvendit më 22 gusht

Nga: D.RR Më: 5 gusht 2019 Në ora: 12:12
Ramush Haradinaj

Kryeministri tashmë i dorëhequr, Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi i Kryesisë së Kuvendit për të mbajtur seancë me 22 Gusht 2019, për shpërbërjen e Kuvendit, është veprim i duhur, përcjellë “Bota sot”.

Ai gjithashtu ka shkruar se është për tu përshëndetur vendimi i kësaj kryesie, që para shpërbërjes, Kuvendi të votojë për Marrëveshjen Ndërkombëtare IPA2, nga e cila Kosova fiton rreth 90 milionë euro fonde nga BE.

Postimi i plotë:

Vendimi i Kryesisë së Kuvendit për të mbajtur seancë me 22 Gusht 2019, për shpërbërjen e Kuvendit, është veprim i duhur dhe konform ligjeve dhe Kushtetutës së vendit. Ky vendim, do t’i hap rrugë procesit zgjedhor në vend, si opcion i vetëm dhe i domosdoshëm. Po ashtu, është për tu përshëndetur vendimi i kësaj kryesie, që para shpërbërjes, Kuvendi të votojë për Marrëveshjen Ndërkombëtare IPA2, nga e cila Kosova fiton rreth 90 milionë euro fonde nga BE. Kthimi i mandatit te Sovrani dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike, janë jetike për vendin dhe për proceset e rëndësishme që na presin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat