Ilir Deda reagon pas vendimit të Kryesisë për shpërbërjen e Kuvendit: Hajgare!

Aktuale

Ilir Deda reagon pas vendimit të Kryesisë për shpërbërjen e Kuvendit: Hajgare!

Nga: A.Zh Më: 5 gusht 2019 Në ora: 13:19
Ilir Deda

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në një mbledhje të mbajtur sot, ka vendosur që seanca për shpërbërjen e Kuvendit të mbahet më 22 gusht.

I pakënaqur me këtë vendim, është shprehur deputeti Ilir Deda. Ai ka thënë se Kuvendi mund të shpërbëhet edhe nesër, nëse deklaratat e liderëve për “shkuarje sa më parë në zgjedhje”, janë të vërteta, përcjell Bota sot.

Ai këtë vendim e ka quajtur hajgare.

Postimi i Dedës:

“Sa më parë të shkojmë në zgjedhje” e thënë prej të gjithëve nuk po përputhet shumë me vendimin për shpërbërje të Kuvendit me 22 gusht. Kuvendi mund të shpërbëhet edhe nesër me 6 gusht, nëse me të vërtetë “sa më parë” duhet të shkojmë në zgjedhje. Hajgare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat