Haxhiu: Vetëvendosje propozoi këto dy data për shpërbërjen e Kuvendit

Aktuale

Haxhiu: Vetëvendosje propozoi këto dy data për shpërbërjen e Kuvendit

Nga: A.Zh Më: 5 gusht 2019 Në ora: 13:51
Albulena Haxhiu

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Kryesisë që seanca për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, të mbahet më 22 gusht.

Në një postim në Facebook, deputetja Albulena Haxhiu, ka thënë se caktimi i seacnës më këtë datë është i largët për dy arsye, përcjell Bota sot.

Sipas saj, së pari është nevojë urgjente që vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje dhe së dyti pasi subjektet politike do të kenë mundësinë që të futen në pazare për qeveri teknike pa zgjedhje.

Haxhiu ka treguar se propozimi i VV-së ishte që që seanca të mbahet më datë 8 ose 14 gusht.

Reagimi i plotë i Haxhiut:

Caktimi i seancës për shpërbërjen e Kuvendit me datë 22 duket shumë i largët për dy arsye të paktën. Së pari për shkak të nevojave që ka vendi për shkuarjen sa më parë në zgjedhje dhe së dyti për shkak mundësisë që subjektet tjera të futen në pazare për qeveri teknike ose mandatar të ri pa zgjedhje.

Propozimi jonë në mbledhje të Kryesisë ishte që seanca për shpërbërjen e Kuvendit të mbahet me datë 8 ose 14 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat