Haradinaj nervozohet me plakun nga Mitrovica: Mos fol ashtu se është marre për ty

Aktuale

Haradinaj nervozohet me plakun nga Mitrovica: Mos fol ashtu se është marre për ty

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 14:03
Ramush Haradinaj dhe plaku nga Mitrovica

Një qytetar nga Mitrovica, ka pyetur kryetarin e AAK’së dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj se ‘pse nuk i kanë ndarë të paktën gjysmë miliardë euro për Trepçën, por për autostradën e Dukagjinit’. Mirëpo pas kësaj pyetje, Haradinaj ka reaguar i acaruar duke i thënë këtij qytetari nga Mitrovica, se ‘është marre për të që të flasë ashtu’.

“A ma mirë u kanë qat miliardin për autostradën Dukagjin-Pejë, me ia dhanë Trepçës. Nëse shitet edhe Trepça çka po na jet neve. Dukagjini e Peja e kanë pas një asfalt, e Trepça sot me ardhë në këtë gjendje, është një turp i madh. Po më doket se në do sende nuk është mirë tuj shkue as Qeveria jote as ajo e mëparshmja”, ka thënë ai.

Por pas kësaj pyetje të qytetarit apo kritikës që ai ka dhënë, Haradinaj është acaruar në përgjigje:

“Për herë të parë në histori të Trepçës, je bashkëpronar i saj. Nuk di a e ke marrë vesh. E përmende Pejë – Gjakovë, pak o marre për ty, se e di çka ka bë Peja për ty. Nuk duhet ashtu me folë”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat