Krasniqi: Presidenti të caktojë sa më shpejtë datën e zgjedhjeve

Aktuale

Krasniqi: Presidenti të caktojë sa më shpejtë datën e zgjedhjeve

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 14:39
Memli Krasniqi

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga presidenti, Hashim Thaçi, që sa më shpejtë të caktojë datën e zgjedhjeve.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku u mor vendim që seanca e kuvendit për shpërbërjen e Kuvendit të mbahet më 22 gusht, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, që të përmbush të gjitha kriteret ligjore e kushtetuese dhe  të caktojë sa më shpejt  datën e zgjedhjeve.

Krasniqi thotë se pas shpërndarjes së Kuvendit, presidenti i Kosovës, duhet të caktojë sa më shpejtë të jetë e mundur datën për zgjedhjet e reja në koordinim më partitë politike dhe në përputhje me afatet kushtetuese.

Ai tha se duke caktuar datën e zgjedhjeve do të hapet rrugë për krijimin e një qeverie që do të marrë legjitimitet qytetar dhe do të qojë përpara proceset që kanë mbetur pa u përfunduar.

“Ne besojmë që menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit, presidenti në pajtim me partitë të veprojë, duke caktuar sa më shpejtë që është e mundur, brenda afateve kushtetuese, mbajtjen e  zgjedhjeve të parakohshme, në mënyrë që të krijohet hapësire për krijimin e një qeverie legjitime, që do të çojë përpara proceset që për fat të keq kanë mbetur pezull”, ka thënë ai.

Kjo mbledhje e kryesisë së Kuvendit për të shpërndarë Kuvendin, erdhi pas përgjigjes që Kadri Veseli i ka kthyer Hashim Thaçit, duke thënë se si koalicion PDK-AAK-NISMA nuk kanë ndonjë mandatar tjetër për kryeministër.

Gjithashtu, me propozim të kryeparlamentarit Veseli, në seancën për shpërndarje të Parlamentit, para se të votohet për shpërndarje, u vendos që deputetët të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare për fondet IPA, në mënyrë që Kosova mos të humbë asnjë mbështetje ndërkombëtare për fondet IPA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat