Pasi Isa Mustafa tha që nuk e heq taksën, reagon AAK-ja

Aktuale

Pasi Isa Mustafa tha që nuk e heq taksën, reagon AAK-ja

Nga: D.RR Më: 5 gusht 2019 Në ora: 17:29
Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i ri i sapo zgjedhur i LDK-së, Isa Mustafa, në një intervistë ka thënë se nëse LDK-ja vjen në pushtet, nuk do ta heq taksën me Serbinë.

Pas kësaj deklarate, kanë ardhur reagimet nga AAK-ja.

Zyrtari i kësaj partie, Burim Ramadani, ka thënë se është i dyshimtë nëse LDK-ja dhe Isa Mustafa e kanë seriozisht punën e taksës, teksa ka përmendur “gozhdimet” që i janë bërë Haradinajt.

Postimi i plotë:

Taksa deri në njohje 100 %

Ramush Haradinaj nuk e hoqi taksën dhe nuk u lëkund asnjë sekondë.
Sot, Isa Mustafa i paska duartrokitur Ramushit. Sepse, paska thënë që taksa nuk duhet të hiqet. Shumë mirë. Saktë, kështu duhet.
Por, nuk e di sa seriozisht e ka ai dhe LDK-ja?

E gozhduan për çdo ditë në forma e metoda prej më të këqijave shumëkush në Kosovë, fatkeqësisht dhe çuditshëm.
E vërtetë që herët e vonë, sikurse thotë populli, e drejta triumfon. Qëndrimi i drejtë i Ramush Haradinajt kuptohet mirë nga secili që dëshiron të hapë sytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat