Time Kadrijaj nuk e di në çfarë cilësie është ftuar nga Gjykata Speciale

Aktuale

Time Kadrijaj nuk e di në çfarë cilësie është ftuar nga Gjykata Speciale

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 19:32
Time Kadrijaj

Time Kadrijaj, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, më 1 gusht kishte marrë një thirrje për intervistim nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ishte vetë deputetja Kadrijaj, e cila ka konfirmuar lajmin se ka marrë thirrjen në Hagë.

Mirëpo, ajo ende nuk e di se në çfarë cilësie është thirrur.

Në një deklaratë dhënë Telegrafit, ka thënë se ftesës do t’i përgjigjet posa t’ia sjellin.

“Nuk e di në çfarë cilësie jam ftuar, si dëshmitare apo si e dyshuar. Nuk e di, nuk më kanë treguar. Ende nuk e kam pranuar ftesën, por në momentin që ma sjellin ftesën zyrtarisht unë do t’i përgjigjem”, ka thënë ajo.

Theksojmë se Gjykata Speciale ka intervistuar edhe kryeministrin në dorëheqje njëherësh kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Nga Gjykata Speciale deri më tash kanë ardhur mbi 70 ftesa për intervistim. I pari që pati konfirmuar pranimin e ftesës nga prokurori i specializuar është Rrustem Mustafa, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit. Pas Mustafës pasuan edhe ftesat e reja nga Specialja. U ftua ish-udhëheqësi i Gjykatës së UÇK-së Sokol Dobruna, ish-ushtari i UÇK-së nga Zona Operative e Pashtrikut Safet Syla, ish-eprori i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut Sabahajdin Cena, Nazif Mehmeti, i njohur si komandant “Dini”, Remzi Shala, ish-komandant i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut, i njohur me pseudonimin “Molla e Kuqe”, Sami Lushtaku, ish-komandant i UÇK-së, Mendim Daka, njëri prej ish- udhëheqësve të Njësisë Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ish-pjesëtari i UÇK-së Blerim Kuçi, ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj, ish-komandanti i UÇK-së nga Zona Operative e Nerodimes, Shukri Buja, ish-zëvendëskomandanti i “Brigadës 128” i Zonës Operative të Pashtrikut, Avdi Ibrahimi, ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat