Profesori ‘godet’ Haradinajn: Në vend se të marrohej, e bëri me marre plakun me plis  

Aktuale

Profesori ‘godet’ Haradinajn: Në vend se të marrohej, e bëri me marre plakun me plis  

Nga: G.B Më: 5 gusht 2019 Në ora: 23:52
I moshuar nga Mitrovica

Profesori Binak Maxharraj ka komentuar bisedën në mes të Ramush Haradinajt dhe një plaku nga Mitrovica.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Faceook, ai ka thënë se edhe pleqtë edhe fëmijët e kane marrë vesh se Trepça është në rrezik nga Serbia, përcjell Bota sot.

Maxharraj thotë se në vend se të marrohej, kryeministri e bëri me marre plakun me plis.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

PLAKU MË PLIS I THOTË KRYEMINISTRIT PA PLIS..?!

Plaku me plis i tha Kryeminist Serbia nuk është e interesuar për specat dhe patligjanat e Kosoves, por është e interesuar për me marrë Trepçën. Edhe pleqtë për por edhe femijet e kanë marrë vesh së Trepça është në rrezik.

Kryeministri pa plis ia ktheu plakut pa kurrfare marrje i tha:

Qysh bre plak s'po te vjen marre!

Në vend së te marrohet kryeministri e bëri me marre plakun me plis. Ia përmendi edhe gjysmë miliardi euro qe do të ishte me mirë te financohen në Trepçë.

Pse nuk është ba asnjë finansim kapital qe 20 vjetë në Trepçë,plaku ia ka frikën pazareve qe po i bajnë kokat pa plista te pushtetit në Kosovë me shajakçat e Serbisë rreth Trepçes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat