Diplomati amerikan ‘godet’ fuqishëm Serbinë: Rruga për në BE është përmes Kosovës, jo Rusisë

Aktuale

Diplomati amerikan ‘godet’ fuqishëm Serbinë: Rruga për në BE është përmes Kosovës, jo Rusisë

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 00:22
Damon Wilson

Diplomati i njohur amerikan, Damon Wilson e ka ‘goditur’ fuqishëm Serbinë pasi këta të fundit u armatosen nga Rusia.

Ai tha se një vend që shkon në BE nuk duhet të marrë armë nga Moska.

Në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, Wilson tha se blerja e armëve nga Rusia ishte lëvizje e papërgjegjshme.

“Rruga e Serbisë për në BE është përmes normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, jo përmes armëve ruse, jo përmes armëve nga Moska. Për sa kohë që Kosova është një pyetje e hapur, ne do të shohim përpjekjet ruse, do të shohim lojëra serbe, të gjitha ato marrëdhënie polemike”, tha Wilson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat