Blic: Bolton deri në fund të verës vjen në Serbi- ShBA në ofensivë për zgjidhjen e problemit të Kosovës

Aktuale

Blic: Bolton deri në fund të verës vjen në Serbi- ShBA në ofensivë për zgjidhjen e problemit të Kosovës

Nga: Fatmir Beka Më: 6 gusht 2019 Në ora: 09:33
Xhon Bolton

Këshilltari i presidentit amerikan Xhon Bolton mundet deri në fund të gushtit eventualisht në fillim të shtatorit të qëndroj në Prishtinë dhe Beograd, shkruan "Blic" përcjell “Bota Sot”.

Në të njëjtën kohë ShBA do të nis ofensivë në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, përkatësisht vazhdimin e dialogut nga pika e vdekur, shkruan gazeta.

A do të vij deri te kjo vizitë sipas gazetës dhe burimeve diplomatike,  varet nga qëndrimi nëse Prishtina heq taksën në mallrat serbe.

Në harmoni me këtë vazhdon aktivitetit agresiv diplomatik që duhet të sjell tërheqjen e taksës.

"Nëse ka garanci se taksat do të hiqen, Bolton do të vij në Ballkan. Në të kundërtën, ka pak gjasa që të vij pasi ai nuk do që vizita të jetë e pasuksesshme. Pasi aktualisht situata me taksat është e pasigurt, as vizita ende nuk është e konfirmuar ", shkruan "Blic".

Duke u nisur nga gjithë kjo situatë, është e pritshme që të ketë presion në pushtetin në Prishtinë në mënyrë që të realizohet vizita.

"Blic" thotë se më herët Bolton ka thënë se Amerika nuk përjashton korrektimin territorial duke vënë në tavolinë përcaktimin e kufirit si zgjidhje potenciale të nyjës së Kosovës, që nënkupton edhe ndryshim të politikës së Uashingtonit ndaj ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Pikërisht për këtë kësaj vizite të mundshme i jepet shumë publicitet dhe rëndësi, nëse vjen deri të ajo, ajo nënkupton një hap më tutje në drejtim të zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat