Dedaj: Tomor Morina do të kthehet në shtëpi brenda ditëve në vijim

Aktuale

Dedaj: Tomor Morina do të kthehet në shtëpi brenda ditëve në vijim

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 19:13
Gjergj Dedaj

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka takuar ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, i cili po mbahet në paraburgim me një fletëarrest të Serbisë.

Ai tregoi se Morina është në gjendje shumë të mirë dhe optimist se do të kthehet në vendlindje.

“Sot kam vizituar Tomorin dhe jam i impresionuar me gjendjen e tij. Ai është shumë i qetë dhe dinjitoz. Kam vërejtur ndjenjën e pafajësisë që ka ai prandaj është kaq i qetë. Gjithashtu edhe me shëndet është mirë, ka qëndrueshmëri, dinjitet dhe burrërisht po qëndron sepse e di që veprimtaria e tij ka qenë legale sikurse e shumë ushtarëve të tjerë të UÇK-së”, tha Dedaj.

“Autoritetet në Maqedoninë e Veriut janë sjellë jashtëzakonisht mirë me ne. Fletëarresti është bërë nga Interpoli dhe Maqedonia e Veriut është e obliguar t’i marrë masat në dhe t’i procedojë konform ligjeve dhe standardeve”.

“Pjesa shqetësuese pas këtij arrestimi është se Serbia ka bërë një kërkesë në institucionet maqedonase që Morina të ekstradohet. Këtu është shqetësimi ynë. Pa dashur të hymë në politikat e Maqedonisë së Veriut jemi të shqetësuar sepse çfarëdo ekstradimi i tij do të ndikojë keq te Tomori”.

Dedaj ka thënë se Serbia po dëshiron t’i prishë marrëdhëniet e mira që Kosova me shtetin fqinj.

“Serbia do që ta dëmtojë imazhin e Kosovës dhe të UÇK-së. Po ashtu e ka edhe dimensionin djallëzor për t’i dëmtuar marrëdhëniet e mira të Kosovës me Maqedoninë e Veriut”.

“Datat nuk varet as nga Tomori e as Ambasada, bile as nga Ministria e Drejtësisë dhe organëve të gjyqësisë sepse është fletëarrest ndërkombëtar i Interpolit dhe Maqedonia e Veriut si anëtare e ka për obligim të korespondojë dhe të bashkëpunojë me këtë institucion. Me siguri brenda ditëve në vijim, Tomori duke qenë i pafajshëm e që nuk mund të bëhet fjalë për ekstradimin e tij në Serbi – do të kthehet në shtëpi”.

“Pa u lidhur me data, ajo që ka rëndësi është se institucionet kanë treguar shumë respekt dhe janë shumë kooperativë me Ambasadën e Kosovës. Absolutisht nuk do të duhej të ndodhte ekstradimi i tij në Serbi. Do të ishte kundërligjor dhe kundër të drejtave të njeriut. Ai nuk ka bërë asgjë asnjë krim në Serbi. Serbia nuk mund të kërkojë kur t’i teket për qëllime politike t’i torturojë ushtarët e UÇK-së”.

Dedaj tha se familjarët nuk e kanë vizituar Tomorin sepse ai është në fazën hetimore dhe se familjarët e tijj janë në Britani të Madhe.

“Gjatë vizitës Tomori me tha se “jam krejt i pafajshëm dhe do të kthehem në shtëpi””.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat