Ismet Beqiri kërkon të gjenden personat që ia dogjën veturën para 3 vitesh

Aktuale

Ismet Beqiri kërkon të gjenden personat që ia dogjën veturën para 3 vitesh

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 19:36
Ismet Beqiri

Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri ka kërkuar që të gjenden personat që ia dogjën veturën para tri vitesh. Ai ka bërë thirrje që të zgjidhet ky rast ngase thotë se ekziston rreziku që të përsëritet.

I ftuar në Frontal në T7, Beqiri ka thënë se ende nuk ka asnjë informatë zyrtare se kush ia kishte djegur veturën, ndonëse thotë se ka qenë dikush prej militantëve të VV’së, AAK’së dhe Nismës.

“Mua ma kanë djegë personalisht makinën dhe asnjë informatë nuk e kemi se kush. Unë e di se kush e ka ba. Normal militantët e VV’së dhe AAK’së edhe Nismës, edhe pse tash saktë kush e ka ba, është  punë e Policisë. Për me ma demantu mua këtë duhet me tregu kush është. Qe tri vite nuk ka informacion”, ka thënë Beqiri.

Beqiri e ka quajtur si akt terrorist, derisa ka bërë thirrje që të zgjidhet ky rast sepse ekziston rreziku që të përsëritet.

“Ky është akt që duhet me u dënu dhe nuk është puna me e fal. Nuk është diçka sadak, kjo realisht është vepër penale, është akt terrorist. Unë nuk mundem me e amnistu askënd. Nëse kjo e shumë raste të rënda nuk zgjidhen, kjo është diçka që mundet me u përsërit. Nesër mundet me i ndodh dikujt tjetër. Ligji duhet me vepru”, ka deklaruar ai për T7. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat