Tahiri: Ra kambana e panikut, “lideri shpirtëror” i Vetëvendosjes, thirrje për koalicion të gjerë parazgjedhor

Aktuale

Tahiri: Ra kambana e panikut, “lideri shpirtëror” i Vetëvendosjes, thirrje për koalicion të gjerë parazgjedhor

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 20:29
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri përmes një statusi në llogarinë e tij Facebook, iu është kundërpërgjigjur kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku ky i fundit sot përmes një postimi bëri thirrje për koalicion të gjerë parazgjedhor.

Tahiri shkroi se Kurti po ka frikë nga zgjedhjet, tashmë kurd PDK-ja është e fuqishme.

Tutje ai thotë se pas zgjedhjeve, Albini dhe partia e tij e thyer, do përballen me disfatën e radhës, disfatën që do t’i peshojë aq sa vlejnë e jo aq sa mund të kamuflojnë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Para dy orësh, ra kambana e panikut. Albin Kurti dhe partia e tij e thyer kanë frikë nga zgjedhjet e veçmas nga ajo që i pret pas tyre. Këtë e konfirmoi zyrtarisht në Facebook, “lideri shpirtëror” i Vetëvendosjes së cunguar, duke bërë thirrje për një koalicion të gjerë parazgjedhor. Tashmë kur e ka të qartë se dëshpërimi që i pret pas zgjedhjeve është i pa kapërdishëm, përballë një PDK-je të fuqishme, është hedhur në aventurë për koalicione. Aventurë alla Don Kishot, me beteja, e pa beteja, me ankth e me festa, me iluzione e pa to, duke marrë vullnetin e popullit në duart e veta për të caktuar edhe numrin e deputetëve që populli medoemos duhet t’ia “prodhojë”. Pas zgjedhjeve, Albini dhe partia e tij e thyer, do përballen me disfatën e radhës, disfatën që do t’i peshojë aq sa vlejnë e jo aq sa mund të kamuflojnë. Qytetarët e Kosovës dhe nga sot zyrtarisht edhe ata individë që mund të kenë pasur dilemë, tashmë e kanë të qartë se pushteti nuk është aventurë që t’iu shërbehet atyre që s’besojnë as vetë se janë të denjë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat