Deputeti i VV-së shpërthen në akuza ndaj Haradinajt: Mashtrues politik, ftesa nga Specialja rrenë me brirë

Aktuale

Deputeti i VV-së shpërthen në akuza ndaj Haradinajt: Mashtrues politik, ftesa nga Specialja rrenë me brirë

Nga: G.B Më: 6 gusht 2019 Në ora: 21:45
Ramush Haradinaj

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka thënë se dorëheqja e Haradinajt për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë si i dyshuar është rrenë e kulluar, derisa Haradinajn e quan mashtrues politik, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Haradinaj ka gënjyer me ftesën, pasi ai nuk ka qenë i ftuar si i dyshuar dhe ai as nuk e ka bërë e as nuk do ta bëjë kurrë transparente çështjen e ftesës, pasi ai kishte frikë se partnerët e koalicionit do ta rrëzonin.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

ZHBËRJA E SHTETIT (4) - GËNJESHTRA E HARADINAJT

Dorëheqje për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë si i dyshuar.

Rrenë e kulluar, kalkulim perfid e mashtrues politik!

Nëse është i dyshuar, ai ka mbetur i dyshuar. Aq më shumë nëse gjykata apo prokuroria nuk e ka përfunduar punën për shkak të “heshtjes” së këshilluar. Rreziku për ta ftuar sërish, si “i dyshuar”, madje edhe si të akuzuar, mbetet aktual dhe i pashmangshëm. Prandaj kthimi në postin e dorëhequr pas kësaj loje mashtruese, është vetëm pangopshmëri me zhvatje të buxhetit të shtetit.

Haradinaj ka gënjyer me ftesën. Në asnjë rast dhe mënyrë nuk ka qenë i ftuar si i dyshuar! Një ftesë, nëse ka ekzistuar një e tillë, ajo nuk ka qenë si i dyshuar. Ai as e ka bërë dhe as nuk do ta bëjë kurrë transparente çështjen e ftesës. Pse?

Sepse në të vërtetë frika e rrëzimit të qeverisë nga vetë partnerët e koalicionit, që janë bashkuar me qëllim zhvatjeje, mashtrimi, korrupsioni, hajnie e krimi të organizuar institucional dhe në thelb ka tradhtinë dhe mashtrimin, është arsyeja e dorëheqjes nga pozita e Kryeministrit dhe jo ftesa nga Haga. RRENË ME BRIRË!

#Poshtëzhbërësiteshtetitdhegënjeshtarët

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat