Gruaja që u vra sot në Prizren me 15 plumba nga burri i saj është nëna e nënkryetares së AAK-së, e këshilltare politike e kryeministrit në largim Ramush Haradinaj, Diellza Hotit.
Hoti është edhe kryetare e rinisë në këtë parti.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vetë Hoti përmes një fotografie të cilën e ka shpërndarë në rrjetin social Instagram.
“Pusho e qetë në paqe mami jem, engjëlli jem”, ka shkruar vajza e të ndjerës.
Deri më tani mësohet se 42-vjecarja u vra pas një mosmarrëveshje që pati me burrin e saj 20 vite më të vjetër, 61-vjecarin B.V me të cilin kishte disa vite martesë.
Të dy këta kishin ardhur nga Zvicra për pushime.