Nuk do të ketë shpërbërje të Kuvendit me 22 gusht?!

Aktuale

Nuk do të ketë shpërbërje të Kuvendit me 22 gusht?!

Nga: G.B Më: 7 gusht 2019 Në ora: 12:13
Kuvendi i Kosovës

Profesori Binak Maxharraj ka hedhur dyshime se Kuvendi mund të mos shpërbëhet me 22 gusht, përcjell Bota sot.

Ai thotë se kjo mund të mos ndodhë për shumë arsye dhe kjo datë mbetet vetëm si datë mashtruese, pasi kapot e kupolës së shtetit nuk e dëshirojnë shpërbërjen e kuvendit, Pronto mafia nuk dëshiron që të shkohet në zgjedhje dhe e kanë vënë në funskion tërë makinerinë e tyre që të mos shkohet në zgjedhje.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

NUK DO TË KËTË SHPËRBËRJE TE KUVENDIT ME 22 GUSHT?!

U bë një mbledhje formale e mashtrimit të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në te cilën gjoja u vendos se Kuvendi do te zhbëhet me 22 gusht. Por, kjo nuk do të ndodhë Por, pse nuk do të ndodhë?! Nuk do të ndodhë për shumë arsye dhe së kjo datë do te mbetët vetëm si një date mashtruese.

Nuk do te ndodhë sepse kapot e kupolës së shtetit, kapot e krimit të organizuar dhe te korrupsionit këtë nuk e dëshirojnë që Kuvendi të shpërbëhet për hesapet e veta. Qysh tash është vu në veprim të fuqishëm Pronto mafia se bashku SHIK-un që të mos zhbëhet Kuvendi apo të dështoi kjo seancë.

Pronto mafia është e përkushtuar që të mos shkohet në zgjedhje të reja sepse atje i pretë Giotina e cila kësaj mafie do t’ia këputë qafën duke e hedhur fuqishëm në humnnerë. Këtë këta e dinë nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli e teposhtë. Ata qysh tani ia kanë nisë luftës së nëntokës qe Kuvendi të dështoi.

E kanë vu në gatishmeri të tërë makinerin e tyre shnatazhuese qe te mos këtë zgjedhje. Po hulumtohen ne errësirën më të madhe skena, prapaskena, por edhe krijimi i ndonjë krize institucionale e tipit të 2004. që kjo të mos ndodhë. Këta janë mjeshtër të mëdhenj për këto punë të mbrapshta, shantazhuese për te penguar vendin te ecë përpara të cilin qe sa vite e kanë kapë tmerrësisht me forcë dhe nuk do te dorëzohen lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat