“PDK-ja me çdo kusht po tenton ta pengojë Vetëvendosjen të vijë në pushtet”

Aktuale

“PDK-ja me çdo kusht po tenton ta pengojë Vetëvendosjen të vijë në pushtet”

Nga: V.R Më: 7 gusht 2019 Në ora: 13:03
PDK Vetëvendosje

Publicisti i njohur dhe njëkohësisht njohës i politikave ndërkombëtare, nëpërmjet një deklarate, ka thënë se PAN, sidomos PDK, do të mundohet t’ju ik zgjedhjeve dhe të formoj qeveri të re.

Nëse kjo s’është e mundur, Dauti, theksoi se PDK-ja do të provoj gjithçka për të penguar ardhjen e Vetëvendosjes në pushtet.

Postimi plotë i tij:

Data 22 gusht është caktuar që të shpërndahet kuvendi por asnjë nga këta që janë në pushtet nuk dëshiron zgjedhje. PAN, sidomos PDK, do të mundohet t'ju ikë zgjedhjeve dhe të formoj një qeveri tjetër. Nëse kjo nuk është e mundshme, atëher PAN do të provoj gjithçka për të penguar ardhjen e VV në pushtet. Dihet pse ekziston gjithë kjo frikë nga VV-ja. Ata, me të gjitha mjetet, do të provojnë që ta pengojnë edhe formimin e koalicionit VV dhe LDK.

PDK nuk i fikësohet LDK-së, se ja ka hangër petën moti. Në fakt, PDK që nga formimi, veçanërisht prej që është në pushtet, e ka persekutuar LDK-në në shumë mënyra. LDK gjatë tërë kësaj kohe ka qenë skllave e PDK-së. Por, tashti gjërat mund të ndryshojnë pasi që VV, duke i ofruar koalicion LDK-së, kësaj partie i ofron platformë të kthimit të fuqisë politike dhe dinjitetit të humbur.

Koalcionet tjera nuk bëhen për qeverisje. Partitë që momentalisht janë në pushtet kërkojnë vetëm zgjatjen e gjendjes ekzistuese ose, eventualisht, krijimin e një gejndjeje të re që do të jetë sikur kjo e tashmja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat