Çartet Naim Maloku: Kush mbështet ndarjen apo shkëmbimin e territoreve, janë dorë e zgjatur e Serbisë

Aktuale

Çartet Naim Maloku: Kush mbështet ndarjen apo shkëmbimin e territoreve, janë dorë e zgjatur e Serbisë

Nga: V.R Më: 7 gusht 2019 Në ora: 13:19
Naim Maloku

 

Ish-komandanti dhe një nga luftëtarët më në zë të UÇK-së, Naim Maloku, nëpërmjet një deklarate, ka thënë se ata që shprehën se Amerika e mbështet ndarjen e Kosovës apo cënimin e integritetit territorial të Kosovës, janë dorë e zgjatur e Serbisë, shkruan “Bota sot”.

Ai, duke iu referuar një deklarate të një zyrtari amerikan, ka thënë se Amerika asnjëherë s’do t’i mbështet planet që dëmtojnë Kosovën qoftë si shtet e qoftë si territor.

Postimi plotë i tij:

Te gjithe ata qe thone:"Amerika e mbeshtete ndarjen, shkembimin e teritoreve, dhe cenimin e integritetit teritorial te Kosoves "kan rrejte dhe rrejne. Te tillet kan qene, dhe jane, vetem dore e zgjatur e Serbise dhe ne sherbim te Saje.

Disa " analista" ( argat te Serbise)edhe i kan pare hartat!!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat