U tha se do të hyjnë në qeveri me PDK-në, reagon zëdhënësja e PSD-së

Aktuale

U tha se do të hyjnë në qeveri me PDK-në, reagon zëdhënësja e PSD-së

Nga: G.B Më: 7 gusht 2019 Në ora: 18:57
Natyra Kuçi.

Në media u publikua lajmi se PSD mund të hyjë në qeveri me PDK-në, e pas kësaj ka reaguar zëdhënësja e partisë, Natyra Kuçi.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se lajmi është i pavërtetë dhe se PSD është duke u organizuar për zgjedhjet që do ta lënë PDK-në në opozitë.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Lajmi për përfshirjen e mundshme të PSD në qeveri me PDK është i pavërtetë dhe pjesë e propagandës së vazhdueshme kundër nesh.
Partia Socialdemokrate është duke u organizuar për zgjedhjet që do ta lënë PDK në opozitë.
Partia Socialdemokrate do ta ngrit padinë për këtë shpifje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat