U tha se iu ofrua posti i Kryetares së Kuvendit, flet Aida Dërguti

Aktuale

U tha se iu ofrua posti i Kryetares së Kuvendit, flet Aida Dërguti

Nga: A.M. Më: 7 gusht 2019 Në ora: 18:51
Aida Dërguti

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Aida Dërguti, ka reaguar pasi që është raportuar në media se i është ofruar posti i kryetarës së Kuvendit të Kosovës, nëse PSD-ja bënë koalicion me PDK-në.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ende pa u shpërbërë Kuvendi, ka filluar parafushata zgjedhore me një fushatë të egër shpifjesh.

Postimi i plotë:

Ende pa u shpërbërë Kuvendi, ka filluar parafushata zgjedhore me një fushatë të egër shpifjesh. Pashë që emri im ishte lakuar edhe sot nëpër portale, ndërkohë që jam në shtëpi, me familje e musafirë. Kjo është hera e dytë brenda dy javësh. Përsëri duan të fitojnë vota në kurriz të kundërshtarëve, me akuza e shpifje. E ulët, tejet e ulët!

Partitë politike është më mirë të merren me përgatitje programesh për zgjedhje dhe të përpiqen t'u bëjnë ofertë serioze qytetarëve, sesa me shpifje për kundërshtarët!

P.S.

Great minds discuss ideas; average minds discuss events; small minds discuss people.

Eleanor Roosevelt

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat