Molliqaj thotë se PSD po sulmohet nga pushteti e opozita, ka një mesazh për ta

Aktuale

Molliqaj thotë se PSD po sulmohet nga pushteti e opozita, ka një mesazh për ta

Nga: G.B Më: 7 gusht 2019 Në ora: 19:51
Dardan Molliqaj

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se partia e tij do të jetë subjekti përcaktues, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se PSD në dy vitet e fundit, ka qenë subjekti më i sulmuar nga pushteti dhe opozita dhe njësoj po vazhdon edhe para zgjedhjeve.

Ai ka treguar arsyet se pse po sulmohet partia e tij, por që thotë se asnjë sulm e shpifje nuk mund ta ndal PSD-në në përcaktimin e saj politik.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

PSD DO TË JETË SUBJEKTI PËRCAKTUES

Në dy vitet e fundit, PSD ka qenë subjekti më i sulmuar nga pushteti dhe opozita. Njësoj po vazhdon të jetë edhe para zgjedhjeve.

Për mua është e qartë arsyeja se pse po na sulmojnë:

- PSD ka qenë subjekti përcaktues në të gjitha proceset politike të 2 viteve të fundit.

- PSD si fuqi e dijes dhe e votës do ta përcaktojë fituesin dhe qeverinë e ardhshme.

Por mbi të gjitha, PSD do ta përcaktojë diskursin politik të së ardhmes në Kosovë

Asnjë sulm e shpifje nuk mund ta ndal PSD-në në përcaktimin e saj politik, që bazohet në bindjet tona socialdemokrate dhe anti-populliste.

Koha do të kalojë shpejt, dhe shpejt gjithçka do të shihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat