Mustafa për sulmet e Tërmkollit: Pse kërkoi të kthehet në partinë time?

Aktuale

Mustafa për sulmet e Tërmkollit: Pse kërkoi të kthehet në partinë time?

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 21:26
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar përsëri kritikat që ia adresoi anëtarja e partisë, Melihate Tërmkolli, pas zgjedhjeve për kryetar.

Tërmkolli e kishte sulmuar ashpër Mustafën, duke ia kujtuar të kaluarën në sistemin komunist, e duke e quajtur “ministër të Rrahman Morinës”.

Mustafa ka thënë në emisionin “Pressing”, se s’mund ta kuptojë Tërmkollin. Ai ka kujtuar se si Tërmkolli i kishte kërkuar të kthehet në LDK, pas disa viteve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

“Nëse unë isha ministër i dikujt, pse kërkoi të kthehet në partinë time?”, ka pyetur Mustafa. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat