Këshilltari i Kadri Veselit tallet më zëdhënësen e PSD-së: Eulexin se kemi, e këta tanët mu bo kiameti, s'lujnë vendit

Aktuale

Këshilltari i Kadri Veselit tallet më zëdhënësen e PSD-së: Eulexin se kemi, e këta tanët mu bo kiameti, s'lujnë vendit

Nga: A.M. Më: 7 gusht 2019 Në ora: 21:35
Blerim Latifi

Këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi, ka komentuar deklaratën e zëdhënëses së PSD-së, Natyra Kuçit, e cila ka paralajmëruar se do të bëhet padi për shpifje.

Ai përmes një postimi në Faceook, ka shkruar se “me ja nisë me i paditë krejt spekulimet që përditë thuhen rreth zhvillimeve politike në Kosovë, prokurorët e BE-së nuk mjaftojnë”

Postimi i plotë:

Zëdhënsja e PSD-së paska thënë se " lajmi për koalicion të PSD- së me PDK- në është shpifje dhe se do të ngrisin padi kundër kësaj shpifjeje". ? Mirë, por si të gjendet shpifësi? Në kaosin e politikës dhe lajmeve online, FBI me angazhu s'munden me identifiku autorin! Pastaj me ja nisë me i paditë krejt spekulimet që përditë thuhen rreth zhvillimeve politike në Kosovë, prokurorët e BE-së nuk mjaftojnë! Tani Eulexin se kemi, e këta tanët mu bo kiameti, s'lujnë vendit.

E sigurtë është se deri në ditën e zgjedhjeve kemi m'u knaqë me këso deklaratash plot humor origjinal!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat