E pranon Isa Mustafa: Unë nuk do të jem kandidat për kryeministër

Aktuale

E pranon Isa Mustafa: Unë nuk do të jem kandidat për kryeministër

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 21:43
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ftuar në emisionin “Pressing”, ka thënë se nuk do të jetë kandidat për kryeministër por kryeministrin do ta propozojë kryesia me aprovimin e këshillit të përgjithshëm. Kjo do të ndodhë 10 deri në 15 ditë para fushatës zgjedhore.

“Unë do të zbatoj praktiken që kam zbatuar në zgjedhjet e kaluara, që të gjej një kandiat që bën punën e kryeministrit, kjo sepse për mua vlejnë arsyet objektive, shëndetësorë në rastin tim”, ka thënë Mustafa në Pressing.

Ai ka treguar procedurën se si zgjedhet kandidati për kryeministër.

“10-15 ditë para fushatës do ta thërrasim këshillin e përgjithshëm ta bëjmë kryesinë. Ne kemi marrur një mandat nga Kuvendi që ta rrisim numrin e kryesisë 21+2. Pra kryesia do të rritet, dhe do ta propozojë kryeministrin, pastaj ky person aprovohet nga këshilli i përgjithshëm”, ka sqaruar kreu i LDK’së.

Ai nuk ka zbuluar emra por ka thënë se ekzistojnë disa emra për këtë pozitë.

“Nuk mund të lëshohem në emra, por ekzistojnë disa persona për këtë pozitë”, ka shtuar Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat