Mustafa për koalicionet: LDK-ja nuk ia jep askujt postin e kryeministrit

Aktuale

Mustafa për koalicionet: LDK-ja nuk ia jep askujt postin e kryeministrit

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 21:52
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka vlerësuar se të gjitha partitë kryesore të vendit duhet të garojnë të vetme në zgjedhjet e parakohshme, që pritet të mbahen këtë vjeshtë.

Mustafa ka thënë në emisionin “Pressing”, se pret që LDK’ja dhe disa parti të tjera – me të cilat ajo mund të bashkëpunojë – të bëjnë “një marrëveshje xhentlëmene” për zgjedhjet.

“Nëse shohim se gjatë rrugës do të bëhen koalicione – dhe tash po duket se ka deklarata të tilla, njerëzit s’po e fshehin – ne do të jemi të gatshëm të ulemi e të bëjmë marrëveshje parazgjedhore”, ka theksuar ai.

Mustafa ka folur për bisedimet me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për një koalicion parazgjedhor.

“Me Kurtin kemi biseduar edhe për nevojën të bëhemi bashkë. S’jemi marrë vesh”, ka deklaruar Mustafa.

Ai ka thënë se LDK’ja nuk do t’ia linte asnjë partneri të mundshëm koalicioni postin e kryeministrit.

“Në asnjë rast LDK’ja s’mund të bëjë koalicion me dikë dhe të thotë që do të heq dorë nga posti i kryeministrit”, është shprehur Mustafa.

Kreu i LDK’së ka thënë se partia e tij është më e madhja në vend, dhe i takon ky post. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat