PSD dorëzoi nënshkrimet për thirrjen e seancës për shpërndarjen e Kuvendit

Aktuale

PSD dorëzoi nënshkrimet për thirrjen e seancës për shpërndarjen e Kuvendit

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 11:12
Dardan Sejdiu

Partia Socialdemokrate dorëzoi sot nënshkrimet ë 12 deputetëve të saj për seancën e datës 22 gusht, seancë kjo e thirrur për shpërndarjen e legjislaturës aktuale.

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, deklaroi se zgjedhjet janë rruga përpara dhe në zgjedhje zgjidhja që duhet ofruar është programore.

“Partia Socialdemokrate është e gatshme dhe tash më e shtrirë gjithandej Kosovës, programin me masa e politika konkrete gati, ndërsa ekipin të etshëm për përballje demokratike e përmbajtjesore”, tha ai.

Ndërkohë, para dy ditësh, edhe Lëvizja Vetëvendosje dorëzoi nënshkrimet e 19 deputetëve të saj për seancën e 22 gushtit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat