Këshilltari i Veselit e krahason partinë e Fatmir Limajt me partinë e Enver Hoxhës

Aktuale

Këshilltari i Veselit e krahason partinë e Fatmir Limajt me partinë e Enver Hoxhës

Nga: G.B Më: 8 gusht 2019 Në ora: 11:30
Blerim Latifi

Blerim Latifi, këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ka ironizuar me Nismën Social Demokrate, duke thënë se ka shumë miq në atë parti dhe u duhet thënë e vërteta në sy.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se slogani e i tyre “Ne jemi gati!” po i kujton kohën e Enver Hoxhës, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Kam shumë miq në Nisma dhe mikut i duhet thënë e vërteta në sy: Ky sllogani i tyre "Ne jemi gati!", seç po ma kujton kohën e xhaxhit Enver, kur turmat dhe militantët e Partisë së Punës, thërrisnin: Parti, Enver, Ne jemi gati, kurdoherë!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat