Publikohet letra e nënshkruar nga vet dora e Skënderbeut

Aktuale

Publikohet letra e nënshkruar nga vet dora e Skënderbeut

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 18:08
Jahja Drançolli

Hsitoriani i shquar shqiptar nga Peja, prof. Dr. jahja Drançolli ka publikuar sot (08 Gusht 2019) një letër të rrallë dhe të vjetër saktësisht 568 vjet, e të firmosur nga vet dora e Gjergje Kastriotit – Skënderbeut.

 

Drançolli ka dhënë edhe shpjegimin përmbajtësorë të letrës autografe të cilën Skënderbeu i dërgonte Bujarisë së Republikës së Sienës në Itali.

 

Postimi i plotë:

“568 vjetë më parë (8 gusht 1451): Letër e rrallë autografe e Skënderbeut dërguar Bujarisë së Republikës së Sienës në Itali…!

 

Letra autografe në fjalë është e njohur për njërën ndër 10 letra autografe (të nënshkruara) nga vetë dora e Skënderbeut, që ruhën në arkiva të njohura të botës (Romë, Venedik, Milano, Napoli, Paris, Dubrovnik, Zagreb dhe Beograd). Kjo letër autografe e shkruar sipas shkrimit humanistik të kohës në latinisht dhe italisht, është një fragment i shkurtër i shkëputur nga një histori madhore. Ky dokument i çmueshëm i dërguar nga Lazri, abat i Arbrit, është shkruar në një kartë të rëndomtë bombagine të kohës, dhe siç shihet nga faksimili, në të dy anët e fletës (folio) ruhën shënjat e vulës (sigillum) të Skënderbeut, që mban datën, 8 gusht 1451, ndërsa Bujarisë së Republikës së Sienës u kishte ra në duar më 13 shtator 1451…! Burimi: Archivio di Stato di Siena.”-shkruan Drançolli.

Image
 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat