Tha se nuk duan zgjedhje të jashtëzakonshme, LDK e VV ia kthejnë PDK-së: Do të dilni të katërtit

Aktuale

Tha se nuk duan zgjedhje të jashtëzakonshme, LDK e VV ia kthejnë PDK-së: Do të dilni të katërtit

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 21:07
Tha se nuk duan zgjedhje të jashtëzakonshme, LDK e VV ia kthejnë PDK-së: Do të dilni të katërtit

LVV-ja dhe LDK-ja, si dy parti opozitare, janë të thyera dhe nuk janë të gatshme që të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme, kështu ka deklaruar gjatë ditës së sotme ministri nga radhët e PDK-së Abelard Tahiri.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i partive opozitare në lidhje me këto deklarata.

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj në një prononcim ka theksuar se PDK-ja është në panik prandaj bën deklarata të tilla.

“Këto deklarata janë krejtësisht të kota, LDK-ja është shumë e gatshme pë të shkuar në proces zgjedhor, ne kemi më shumë se një vit që kemi kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje. Tanimë kemi përfunduar procesin e brendshëm të zgjedhjeve kemi kryetarin e legjitimuar dhe LDK-ja është shumë e gatshme për të shkuar në zgjedhje dhe për të marrë pushtetin.Këto deklarata janë shprehje e panikës  së tyre, çdo ditë do të dëgjoni deklarata koti dhe pa koncept. Çdo deklaratë që vjen nga ata është si rezultat i gjendjes së rëndë që ata po përjetojnë brenda tyre. PDK-ja nuk lufton ma për vendin e parë apo të dytë, ajo lufton për vendin e tretë dhe ka rrezik që mundet të dalin edhe në vend të katërt ”  ka thënë deputeti Selmanaj.

E më të ashpër në përgjigje kundrejt PDK-së kanë qenë nga Lëvizja Vetëvendosje .

Arlind Manxhuka  zëdhënës për media në Lëvizjen Vetëvendosje ka deklaruar se fjalët  e Abelard Tahirit dhe zyrtarëve të tjerë PDK-së janë për shkak të humbjes së tyre të madhe që pritet të kenë.

“Atyre që më së paku ju konvenojnë zgjedhjet janë ata që po bien me shpejtësinë e dritës . Abelard Tahiri, subjekti i të cilit tash e sa herë kalon, në vend të tretë e here në të katërtin, na paska akuzuar se nuk jemi të gatshëm për zgjedhje?! Lëvizja Vetëvendosje ka qenë dhe është e gatshme për zgjedhje dhe për këtë kemi qenë subjekti i vetëm që seancën për shpërbërjen e kuvendit të mbahet me 8 gusht dhe jo siç kanë propozuar me 22 gusht. Ne jemi subjekti i parë politik që kemi dorëzuar nënshkrimet tona në kuvend në lidhje me këtë seancë. Nuk është për tu befasuar nga këto deklarata të Abelardit dhe nga të tjerë të PDK-së sepse vijnë nga një panik e madhe pas rënies drastike të tyre” ka thënë Manxhuka në përgjigjen e tij.

Edhe pse pse PDK-ja në fillim nuk ishte e gatshme për zgjedhje si partitë e tjera politike,  pastaj ndryshuan qasje duke thënë se do të shkojnë të vetme në këtë proces zgjedhor dhe nuk nuk do ta negociojnë në asnjë mënyrë postin e kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat