Thirrja nga Amerika për politikanët e Kosovës: Ndalojeni Erdoganin të bëjë këtë gjë!

Aktuale

Thirrja nga Amerika për politikanët e Kosovës: Ndalojeni Erdoganin të bëjë këtë gjë!

Nga: A.ZH Më: 8 gusht 2019 Në ora: 22:01
Presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe presidenti turk, Erdogan

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka kritikuar sërish politikanët e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Ben-Meir ka tërhequr vërejtjen për ndikimin turk në Kosovë.

Ai ka thënë se politikanët e Kosovës, duhet të vendosin rregull në vend dhe të projektojnë Kosovën në mënyrë të besueshme për ndërkombëtarët.

“Politikanët e Kosovës duhet ta vendosin shtëpinë e tyre në rregull, sepse vendi duhet të projektohet në një mënyrë të besueshme për bashkësinë ndërkombëtare; është padyshim thelbësore për mënyrën sesi vetë kosovarët e shikojnë qeverinë e tyre “, ka thënë eksperti amerikan.

Ai ka bërë një thirrje për Qeverinë e Kosovës në lidhje me ndikimin turk në vend. Ben-Meir ka thënë se Qeveria duhet ta ketë fjalën e fundit mbi politikat e brendshme dhe të jashtme të Kosovës, e jo presidenti turk.

“Qeveria e Kosovës duhet të zgjohet për të ndaluar që Erdogani i Turqisë të kontrollojë pjesën më të madhe të infrastrukturës kryesore të Kosovës dhe të ketë fjalën e fundit mbi politikat e brendshme apo të jashtme të Kosovës”, ka deklaruar Alon Ben-Meir./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat